Foto: Komuna e Mitrovicës/Facebook

Nuk respektuan orarin e punës, mbyllen gjashtë argjendari në Mitrovicë

Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Mitrovicës ka mbyllur sot gjatë ditës gjashtë argjendari për shkak të mosrespektimit të orarit të punës.

Në njoftimin e komunës është thënë se qëllimi i këtyre inspektimeve ka të bëjë me respektimin e orarit të punës sipas Rregullores Komunale numër 03/2014.

Tutje është treguar se inspektorët komunalë kanë marrë masa komfor ligjeve në fuqi dhe përkohësisht kanë ndaluar zhvillimin e veprimtarive të këtyre subjekteve.

Foto: Komuna e Mitrovicës/Facebook
Foto: Komuna e Mitrovicës/Facebook