Nuk ka asnjë të prekur me Coronavirus në Pejë

Gjatë ditës së sotme u raportua në media se në qytetin e Pejës mund të jenë 4 persona të infektuar me sëmundjen Coronavirus.

Këtë e lajm e ka demantuar për KALXLO.com, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Pejës, Petrit Loci.

Ai në një prononcim të shkurtë tha se s’bëhet fjalë për ndonjë të prekur në Komunën e Pejës deri më tani.

“Përgjegjës është vetëm komuna e Pejës dhe Instituti i shëndetit publik, prandaj në këto rrethana është lajm jo i saktë”, tha drejtori i shëndetësisë në Pejë, Petrit Loci për KALLXO.com.

Deri më tani në Kosovë, nga sëmundja ngjitëse Covid 19, janë prekur 3 persona.

Institucionet shëndetësorë po bëjnë apel tek qytetarët që të mos dalin nga shtëpitë e tyre pa pasur nevojë.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’i mbyllë hyrjet dhe daljet e qyteteve, Klinë dhe Viti, pasi që të prekurit vijnë nga këto dy komuna.

Qeveria e Kosovës poashtu të premten në mbrëmje ka marrë vendim që t’i mbyllë restorantet, kafiteritë e qendrat tregtare, duke lënë kështu të hapur vetëm dyqanet dhe farmacitë.