Konfirmohet rasti i tretë me coronavirus në Kosovë

Është konfirmuar edhe një rast tjetër në Kosovë i prekur me Coronavirus.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu.

Brenda pak minutave pritet që të dal në konferencë për media edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Mbrëmë përmes një konference për media u dha lajmi për prekjen e dy personave të parë në Kosovë nga ky virus.

Njëri ishte një i moshuar 77 vjeçar nga qyteti i Vitisë dhe një vajzë tjetër me shtetësi italiane që kishte qëndruar në rrethin e qytetit të Klinës.

https://kallxo.com/gjate/konfirmohen-dy-raste-me-coronavirus-ne-kosove/

Qeveria e Kosovës ka vendosur t’i mbyllë hyrjet dhe daljet në qytetin e Vitisë dhe Klinës.

Qeveria poashtu ka mbyllur restorantet, kafiteritë, qendrat tregtare si preventivë për ta luftuar Coronavirusin.