Një zyrtar policor në Gjakovë arrestohet nën dyshimin për ngacmim dhe dhunim

Një zyrtar policor në Gjakovë është arrestuar sot nën dyshimin se ka kryer veprën penale të “Ngacmim” dhe “Dhunim”.

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se kishte pranuar informacione dy ditë më herët nga Policia dhe ankuesja e cila ka denoncuar rastin.

Në njoftim thuhet se bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se zyrtari policor ka shantazhuar viktimën në këtë rast përmes disa fotove dhe video incizimeve.

Të njëjtit i është caktuat masa e ndalimit për 48 orë.

“Pas pranimit të këtyre informacioneve, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë  kanë ndërmarrë veprime hetimore pas të cilave zyrtari policor  i dyshuar në këtë rast është arrestuar kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”- thuhet në njoftim.

Ndërsa, thuhet se Hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.