foto: Ilustrim

Një person gjendet i vdekur në rrugë në Nashec të Prizrenit

Një vdekje e dyshimtë është raportuar se ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Nashec të Prizrenit.

Sipas njoftimit, dje është raportuar se një person është gjetur i vdekur në rrugë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konfirmuar vdekjen e viktimës.

Po ashtu, në vendin e ngjarjes është gjetur një pushkë gjuetie me një fishekë, një gëzhojë, katër sfera metalike dhe një telefon celular.

Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti po vazhdon të hetohet.