Një i vdekur e 67 raste pozitive me COVID-19 në dy javët e fundit në Kosovë

Një i vdekur dhe 67 persona  pozitive me COVID-19 janë raportuar në dy javët e fundit, nga 30 gushti deri më 12 shtator në Kosovë, kanë njoftuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

IKShPK njofton se pavarësisht këtyre rasteve, situata epidemiologjike mbetet e qetë.

“Sipas grup-moshave rezulton se numri më i madh i rasteve i takojnë grup-moshave 50-59 vjeç (me 16 raste) dhe 60-69 vjeç (me 15 raste) me moshë mesatare 52 vjeç” – thuhet në njoftim.

Prej 67 rasteve të konfirmuara, shumica e tyre janë në Prishtinë, 25 sosh, 8 raste në Pejë dhe 7 raste në Gjakovë.

Emergjenca e Shëndetit Publik e shpallur pas fillimit të COVID-19, u mbyll nga Qeveriaa e Kosovës, tri vite më pas, më 24 maj të këtij viti.