Ilustrim

Një i vdekur dhe 303 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 2 mijë e 651 testime, 303 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Ndërkaq është shënuar një rast i vdekjes me COVID-19.

Sipas njoftimit, 89 persona të infektuar janë të shtruar në spitale, ndërsa në 24 orët e fundit 1 mijë e 66 qytetarë janë shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë shënuar gjithsej 269 mijë e 904 raste pozitive, 3 mijë e 433 të vdekur dhe aktualisht janë 5 mijë e 406 raste aktive.