Një grua dyshohet se sulmoi fizikisht një burrë në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pranuar një ankesë për një grua që dyshohet se ka sulmuar fizikisht një burrë pas një mos mosmarrëveshje.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në Lipjan.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Sipas policisë, rasti po trajtohet në procedurë të rregullt.