Edi Rama - Foto: KALLXO.com

Nis takimi mes presidentit Thaçi dhe kryeministrit Rama

Takimi mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur para pak minutash.

Takimi po zhvillohet në Presidencën e Kosovës.

Presidenti Thaçi është lideri i radhës institucional që takohet me kryeministrin Rama.

Ky i fundit është edhe me kryeministrin Avdullah Hoti, kryeparlamentaren Vjosa Osmani, si dhe me liderë të partive politike.

Kjo vizitë e shefit të qeverisë shqiptare vjen vetëm pak dite pas publikimi të një propozim aktakuze nga prokurori i specializuar.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka ardhur në Kosovë ku është takuar me drejtues të institucioneve dhe të partive politike.

Vizita e tij ndodh pak ditë pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale kundër presidentit Hashim Thaçi, kryetarit të PDK-së Kadri Veseli dhe disa ish-luftëtarëve të tjerë të UÇK-së.