Nis takimi i Osmanit me Escobarin dhe Lajçakun

Në kabinetin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka nisur takimi i saj me zëvendësndihmës Sekretarin e shtetit të SHBA-ve, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Presidenca kishte njoftuar se mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit, më pas do të ketë komunikatë.

Dy përfaqësuesit ndërkombëtarë kanë nisur sot vizitën pesëditore në Kosovë dhe Serbi, në përpjekje për t’i inkurajuar liderët e dy vendeve që të vazhdojnë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

Me Escobarin dhe Lajçakun nga ora 17:00 sot do të takohet edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.