Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama Foto: KALLXO.com

Nis takimi i kryeparlamentarit Konjufca me kryeministrin e Shqipërisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka pritur në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Takimi është i mbyllur për media, ndërkaq nuk është paralajmëruar konferencë për media.

Rama paraprakisht është takuar me presidenten Vjosa Osmani.

Kryeministri shqiptar sot ka nisur një tur ballkanik, i cili ka të bëjë me përgatitjen e samitit të radhës të Procesit të Berlinit që mbahet në mes të muajit tetor.

Edi Rama ka deklaruar se ende shpreson që sot pasdite të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ky i fundit ende nuk ka konfirmuar mbajtjen e këtij takimi.