Nicolas Sarkozy, fajtor për financim të paligjshëm të fushatës së zgjedhjeve të 2012-tës
Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, po përballet me mundësinë e përjetimit të burgut, njofton The Guardian.
Një gjykatë pariziene e shpalli atë fajtor për shkak të financimit të paligjshëm të fushatës së tij të pasuksesshme për t’u rizgjedhur president më 2012.
Srakozy, i cili nuk ishte i pranishëm në gjykatë kur u lexua aktakuza, ka mohuar fajësinë dhe ka mundësi që edhe ta kundërshtojë vendimin duke u deklaruar i pafajshëm.
Prokurorët thanë që 22.5 milionë euro, gati dyfishi i shumës së lejuar (19.4 milionë £), janë shpenzuar për fushatën zgjedhore në të cilën u mund nga kandidati i partisë Socialistem François Hollande.
Ai në seancën e muajit qershor ka thënë në gjykatë se nuk kishte qenë i përfshirë në logjistikën e kampanjës ose në shpenzimin e parave. Gjykata tha që ai kishte qenë i vetëdijshëm që e kishte tejkaluar limitin e shpenzimeve edhe pse nuk ka qenë e detyrueshme që ai ta aprovojë secilën pagesë individualisht.
Pritet që gjykata ta marrë vendimin për dënim më vonë. Prokurorët po menojnë për një periudhë një vjeçare burgimi për 66 vjeçarin. Nuk është e mundur që ai të shkojë në burg menjëherë meqë në fillim pritet të deklarohet kundër akuzave.
Sarkozy është shpallur fajtor edhe në një seancë tjetër në muajin mars, për shkak se provoi t’i japë ryshfet një gjykatësi dhe të ushtrojë ndikim mbi për të marrë informata konfidenciale në lidhje me një çështje juridike.
Ish-presidentit i është shqiptuar një dënim prej tri vjetësh burgim në atë seancë, dy prej të cilave i janë suspenduar. Sidoqoftë, ai nuk ka kaluar ende knohë në burg meqë aktakuza e tij ka qenë e pezulluar.
Deri më tash, ai i ka mohuar të gjitha akuzat.
Më shumë detaje priten të publikohen së shpejti…
Lajmin origjinal e gjeni këtu.
Përkthyer nga Vesa Ferizi.