Ngjarjet e Paralajmëruara për Ditën e Hënë, 12.03.2018

Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) prezanton raportin “Zbatimi i Planit Strategjik të Arsimit në Kosovë në 2017”, ku merr pjesë shefja e BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova, Shyqiri Bytyqi, ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. (Hoteli Swis Diamond, salla “Ulpiana”, Prishtinë, ora 9.30)

Nisin aktivitetet e Bankës Qëndrore të Republikës së Kosovës me rastin e Javës Ndërkombetare të Parasë. ( BQK, ora 10.00)

Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media mban mbledhjen e radhës ku do të shqyrtohen Projektligji për kryeqytetin e Republikës së Kosovës/Prishtinën dhe propozimet për hartimin e draftligjit për transmetuesin publik të Kosovës.(Kuvendi i Kosovës, salla N 302, ora 10:00)

Demokracia Plus në bashkëpunim me Insajderin organizojnë tryezën e diskutimit mbi sigurinë e gazetarëve ku merr pjesë edhe ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri. (Hotel Sirius, ora 10:00)

Ndihmës sekretari i Shtetit të SHBA-ve për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell, takim me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. ( Aeroporti i Prishtinës – VIP Lounge, ora 11.50. Konferenca për media mbahet në ora 12.15 në VIP Lounge, press qendra dhe zgjat rreth 10 minuta)

Me rastin e aktiviteteve të larmishme gjatë dhe pas ditëve kryesore të Epopesë së UÇK-së 5, 6 dhe 7 Mars në Prekaz, përurohet libri-monografi “Jasharajt-Simbol unikat i vetëflijimit”. (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, ora 14:00)

Ndihmës sekretari i Shtetit të SHBA-ve për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell, takim me kryeministrin Ramush Haradinaj. (Ndërtesa e Qeverisë – Zyra e Kryeministrit, ora 14.20, pamje në fillim të takimit)