Ngjarjet e Ditës së Martë, 13.03.2018

Dorëzohet seti i fundit i pajisjeve bazike për kujdesin parësor shëndetësor për Komunën e Lipjanit. (Qendra kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan, ora 09:00)

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli pret në takim homologun e tij slloven, Karl Erjavec. (Ndërtesa e MPJ-së, ora 09:30, vetëm pamje)

Oda Ekonomike Amerikane prezanton studimin mbi perceptimin e korrupsionit. (Qendra e Konferencave Orion, ora 09:45)

Vazhdon seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli dhe ministri i Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Karl Erjavec, mbajnë konferencë. (Ndërtesa e MPJ-së, ora 10:20)

Ministri Pal Lekaj viziton Komunën e Vushtrrisë, me ç’rast do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e kësaj komune, Xhafer Tahiri. (Ora 11:00)

Mbahet konferenca “Zbulimi i armikut të brendshëm në bashkësinë serbe”. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

BERZH lanson programin për financimin e ekonomisë së gjelbër. (“Swis Diamond Hotel”, ora 11:00)

Zhvillohet ceremonia e nënshkrimit të protokollit të Sesionit të Parë të Komisionit të Përbashkët Ekonomik Kosovë – Slloveni, me ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli dhe homologut të tij slloven, Karl Erjavec. (“Hotel Swiss Diamond”, ora 11:25)

Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm slloven, Karl Erjavec. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:20, vetëm pamje)

Ministri Pal Lekaj viziton Komunën e Obiliqit, me ç’rast do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e kësaj komune, Xhafer Gashi. (Ora 13:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 14:00)