Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Nesër pritet të hapet një pikë e re e vaksinimit në kryeqytet

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare njofton se nga nesër do të hapin pikën e re për vaksinim kundër COVID-19 në Prishtinë.

Sipas njoftimit të QKMF-së, kjo pikë do të hapet në QMF numër 2 në Kodrën e Trimave.

Orari i punës do të jetë nga dita e hënë deri të dielën prej orës 07:00 deri në ora 19:00.

Ndër të tjera me anë të këtij njoftimi, QKMF në Prishtinë ka uruar edhe ditën e pavarësisë së Kosovës.