Foto: NPL 'Sport Marketing'

Nesër hapet Pishina e Gërmisë

Pishina e Gërmisë në kryeqytet pritet të hap dyert nga dita e nesërme prej orës 10:00.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media të lëshuar nga menaxhmenti i ndërmarrjes ‘Sport Marketing’ që ka përsipër menaxhimin e kësaj pishine.

Në komunikatë thuhet se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të respektuar rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Në këtë pishinë do jenë të angazhuar stafi profesional, duke filluar nga sigurimi fizik, shpëtimtarët, autoambulanca, teknikët dhe mirëmbajtësit.

Hyrja në pishinë për këtë vit do jetë 2 euro për të rritur, ndërsa 1 euro për fëmijë.

Kujtojmë se kjo pishinë ka qenë në plan të hap dyert më datë 12 qershor, Datën e Çlirimit të vendit, por u shty për një javë për shkak të kushteve klimatike.

Hapja e Pishinës së Gërmisë shtyhet për javën e ardhshme