Përleshje fizike mes disa personave në pishinën e Gërmisë

Një përleshje fizike mes disa personave ka ndodhur në pishinën e Gërmisë.

Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas ti, Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetim lidhur me rastin.

Incidenti  ka ndodhur rreth orës 17:00.