Komuna krenohet se po ngjyros pishinën dhe po renovon amfiteatrin, terrenin sportiv e tualetet e Gërmisë

Komuna e Prishtinës ka nisur disa investime në Gërmi, duke ngjyrosur guaskën e pishinës dhe duke renovuar amfiteatrin, terrenin sportiv, tualetet dhe pjesë të tjera të parkut.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është shprehur se Gërmisë po i kthehet freskia me këto investime.

“Pas 10 vjetësh, pishinës së Gërmisë po i kthehet freskia. Pishina po vjen me një ambient të ri: guaskë të lyer, investime në amfiteatër dhe në terrenin sportiv, renovim të tualetit, shtretër për relaks, gjelbërim të shtuar, si dhe me kënd të ushqimit dhe aktivitete të shumta artistike për të gjitha grupmoshat”- u shpreh Rama.

Rama tutje potencoi se pishina e Gërmisë do hapet në qershor.

Ka disa vite që qytetarët janë ankuar për mungesë të investimeve në pishinën e Gërmisë, duke bërë që edhe uji të duket i papastër.