Hapja e Pishinës së Gërmisë shtyhet për javën e ardhshme
12.6.2021 - 11:11
Hapja e Pishinës së Gërmisë ka qenë në plan të bëhet sot, ditën e çlirimit të vendit, por është shtyrë për javën e ardhshme për shkak të kushteve klimatike.
Kështu ka bërë të ditur për Kallxo.com Liridon Llapashtica, kryeshef ekzekutiv i ndërmarrjes komunale ‘Sport Marketing’ që menaxhon me pishinën.
“Pishina e Gërmisë do të hapet javën e ardhshme, pasi tek atëherë do të kemi motin në favorin tonë, këto ditë temperaturat e ulëta nuk lejojnë hapjen”, ka thënë Llapashtica.