Nesër fillojnë punimet në rrugën “Muharrem Fejza”, paralajmërohen telashe në qarkullim

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se nga nesër do të fillojnë punimet në rrugën “Muharrem Fejza” në kryeqytet.

Ahmeti ka thënë se realizimi i punimeve do të paraqesë vështirësi në komunikacion.

“Prej nesër do të fillojnë punimet në rrugën “Muharrem Fejza. Ju informojmë se realizimi i këtyre punimeve do të paraqet telashe në zhvillimin e komunikacionit në këtë rrugë.  Do të mundohemi që këto pengesa të jenë minimale”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.