Nëse e shihni këtë person, njoftojeni Policinë - FOTO

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar.

Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit  që shihet në fotografi”, thuhet në kërkesën e Policisë.

Sipas Policisë, personi i që po kërkohet identifikimi i tij po kërkohet për një rast të lëndimit trupor që ka ndodh në rrugën “Tirana” në Prishtinë më 6 qershor 2023.

Për informata rreth këtij personi, Policia fton qytetarët të kontaktojnë në numrin e telefonit 192.