Negociatat sekrete për tenderët njëburimor - VIDEO

Në edicionin e së shtunës në Kallxo Përnime po transmetohet debati me avokatë dhe ekspertë të prokurimit, për tenderët njëburimor nëpër institucionet publike në Kosovë.

Arrestimi i kryeshefit të KRU Gjakovës, Hasan Krasniqi, i cili po hetohet nga Prokuroria Speciale në lidhje me dy tenderë të ndërmarrjes, ka rikthyer debatin për tenderomaninë.

-A janë tenderët njëburimor mundësi e mirë për korrupsion?

-A ka dënime nga Gjykatat për personat që bëjnë dallavere nëpër tenderë?

-A ka kapacitete Prokuroria dhe hetuesia që të hetojë procedurat e prokurimit publik?

– Sa tenderë një burimor u nënshkruan gjatë vitit 2024?

Të ftuar në debat janë Ismajl Rushiti nga Departamenti i Rregullave në KRPP; Halit Shaljani avokat, ish hetues i krimeve ekonomike; Qendrim Arifi- avokat; Ardit Dragusha nga Democracy Plus; dhe Visar Prebreza nga KALLXO.com