Në zonën ku shpejtësia e lejuar ishte 40 km/h voziste 102 km/h, ferizajasit i merret patentë shoferi

Policia e komunikacionit rrugor të Ferizajt e ka dënuar me gjobë 500 euro, 5 pikë negative dhe heqje të patentë shoferit për një vit një 30-vjeçar pasi në zonën ku shpejtësia e lejuar ishte 40 km/h është hasur duke vozitur me shpejtësi 102 km/h.

Rasti, sipas Policisë, ka ndodhur dje në mëngjes bë rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.

Sipas Policisë, shoferi me inicialet B.I. në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar.

Veprimet e tilla, sipas Policisë, rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion.