Ilustrim, Foto: KALLXO.com

Në dy pika kufitare të Kosovës ka pritje dhe kolona

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar në lidhje me pritjet dhe kolonat në 13 pikat kufitare të cilat lidhin Kosovën me vendet përreth.

Duke pasur parasysh rritjen e numrit të mërgimtarëve që po vijnë në Kosovë për pushimet e verës, Qendra e Menaxhimit të Kufijve ka njoftuar se në dy pika kufitare ka kolona dhe pritje.

Në pikën kufitare Merdarë, sipas QKMK, pritja për të hyrë në Kosovë mbërrin deri në 50 minuta ndërsa kolonat janë të gjatë deri në 300 metra.

Në pikën tjetër kufitare, atë të Dheut të Bardhë, pritjet janë deri në 20 minuta ndërsa nuk është raportuar për kolona të veturave.

Pikat e tjera kufitare sipas Qendrës janë kryesisht të qeta dhe nuk kanë pritje të gjata dhe kolona.