Merdare - Ilustrim

Në Merdarë deri në dy orë pritje për të dalë nga Kosova

Pas përfundimit të festës së Vitit të Ri, mërgimtarët kanë filluar të kthehen nëpër vendet ku punojnë dhe jetojnë.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në pikën kufitare në Merdarë në dalje shkojnë deri në 2 orë (120 minuta), derisa në hyrje 3-5 minuta. Me kolona në dalje deri në 1,500 metër.

Pika e dytë më e ngarkuar është tek Dheu i Bardhë. Pritja në këtë pikë kufitare në dalje shkon nga 60 deri në 80 minuta, derisa në hyrje deri në 5 minuta.

Në pikën kufitare në Jarinjë pritjet në hyrje dhe dalje janë 10-15 minuta.

Derisa, në të gjitha pikat tjera kufitare pritjet në hyrje dhe dalje janë nga 3 deri 10 minuta.

Të dhënat në kohë reale të pritjeve nëpër pikat kufitare mund t’i gjeni KËTU.