Ilustrim

Pritje mbi 3 orë dhe kolonë e gjatë në pikën kufitare në Merdarë

Në dalje të pikës kufitare me Serbinë, në Merdarë, qytetarët janë duke u përballur me kolona të gjata dhe pritje deri në katër orë.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Merdarë pritjet janë deri në 200 deri në 240 minuta apo 3 orë e 20 minuta deri në 3 orë e 40 minuta derisa kolona është e gjatë deri në 1.8 kilometra.

Pritje nga një orë deri në një orë e 20 minuta janë regjistruar në pikën kufitare në Mutivodë, në Jarinjë pritjet janë nga 50 minuta deri në një orë kurse në pikën kufitare Dheu i Bardhë pritjet në dalje janë deri në 40 minuta.

Sipas përditësimit të fundit, në Muçibabë qytetarët janë duke pritur deri në 25 minuta në dalje.

Këto janë pikat kufitare më të ngarkuara në dalje derisa në pikat e tjera kufitare pritjet janë minimale, 3 deri në 5 minuta.

Më poshtë gjeni të dhënat për kohën e pritjes në hyrje dhe në dalje të 13 pikave kufitare të Kosovës.

Foto: MPB/webfaqe

Të dhënat mbi fluksin në pikat kufitare mund t’i gjeni në këtë LINK.