Pika kufitare në Merdar. Foto: Kallxo.com
Pritjet dhe kolonat nëpër pikat kufitare për dalje nga Kosova
13.8.2023 - 10:58
Pritjet në pikën kufitare në Merdar për të dalë nga Kosova janë deri në tri orë.
Sipas përditësimit të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për të hyrë në Kosovë nëpërmjet kësaj pike kufitare janë deri 20 minuta.
Pritje të gjata ka edhe te Dheu i Bardhë. Për të dalë nga Kosova nëpërmjet kësaj pike kufitare pritjet janë një orë.
Në pikën kufitare në Muçibabë pritjet janë deri gjysmë ore.