Ndotja e Lumit Sitnica në Lipjan

Ndotja e Lumit Sitnica në Lipjan - VIDEO

Lumi Sitnica, shtrati i të cilit ndodhet te shtigjet e ecjes në Lipjan është i mbushur me shishe të plastikës dhe kundërmon erë.

Pamjet që ka siguruar KALLXO.com tregojnë se lumi është i mbushur përplot me mbetje të shisheve të plastikës dhe mbeturinave tjera.

Për shkak të kësaj gjendje të ndotur, lumi kundërmon erë dhe ka insekte të shumta në këtë zonë, dhe kjo po i shqetëson edhe më shumë qytetarët e Lipjanit.

Në fillim të muajit prill, i riu nga Lipjani – Herolind Zotaj, ka hapur një formë online të peticionit lidhur me këtë çështje, ku ka bërë thirrje te qytetarët për ta nënshkruar atë.

‘’Përderisa shtegu i ecjes bashkë me parqet dhe atraksionet po del të jetë sukses në rritje, degradimi i lumit ‘’Sitnica’’ po ashtu është në rritje’’ – ka shkruar Zotaj, në përshkrimin e peticionit.

Ai ka listuar tri kërkesa, sipas së cilave mendon se do të krijonin një realitet tjetër prej atij që aktualisht mbizotëron.

‘’Zhvendosja e kanalizimit, mirëmbajtja e lumit, rritje e vetëdijesimit dhe gjobitja në rast të thyerjes së ligjit kur ndotet ambienti’’ – janë tri kërkesat e listuara, nga Zotaj.

Ai ka bërë thirrje te qytetarët që ta nënshkruajnë atë dhe se do ta dorëzoj personalisht në komunë dhe institucionet tjera përgjegjëse.

‘’I lus të gjithë qytetarët e Lipjanit të nënshkruajnë peticionin dhe ta ndajnë me familjarët dhe miqtë e tyre. Këtë peticion do ja dërgoj Kuvendit Komunal Drejtorisë për Planifikim, Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, Kryetarit të Komunës, Ministrisë së Mjedisit’’ – ka përfunduar Zotaj në thirrjen e tij publike.

Ndërkohë, KALLXO.com ka kontaktuar me zyrtarë nga komuna, dhe është duke pritur përgjigjet e tyre.

 

Ndotja e Lumit Sitnica në Lipjan
Ndotja e Lumit Sitnica në Lipjan
Ndotja e Lumit Sitnica në Lipjan
Ndotja e Lumit Sitnica në Lipjan
Ndotja e Lumit Sitnica në Lipjan
Ndotja e Lumit Sitnica në Lipjan
Ndotja e Lumit Sitnica në Lipjan