Ndërtimet e kundërligjshme, prokuroria reagon pas raportimit të KALLXO.com

KALLXO.com ka raportuar sot, lidhur me pretendimin e banorëve të lagjes “Jarina” në Pejë, se ndërtesa që do të ndërtohet karshi tyre, ka fituar lejen e ndërtimit nga Komuna e Pejës në mënyrë të kundërligjshme.

Sipas banorëve, rasti ngërthen një varg shkeljesh e parregullsish, për çka është njoftuar Kryetari i Komunës dhe Prokuroria e Pejës.

Rasti pranë Prokurorisë është hapur nën dyshimin se është kryer vepra penale “Ndërtime pa leje”.

Lajmin për KALLXO.COM e ka konfirmuar prokurori Ersan Qavolli, qe po e heton rastin.  .

“Rasti është hapur për momentin pranë Departamentit të Përgjithshëm të Prokurorisë se Pejës. Sot është lëshuar një urdhër për Komunën e Pejës, Inspektoratin e Ndërtimit, për të dale në vendngjarje lidhur me verifikimin e objektit qe po ndërtohet” tha Qavolli.

Ndërsa, Drejtoria e Urbanizmit në kuadër të Komunës se Pejës, nuk ka kthyer përgjigje deri në momentin e publikimit të këtij artikulli.

Banorët kundër ndërtimit shumëkatësh në lagjen ‘Jarinë’ në Pejë