Ndërron jetë një 28 vjeçar pas një vetëaksidenti në rrugën Gjilan-Dheu i Bardhë

Një person në Gjilan ka vdekur si pasojë e një aksidenti komunikacioni në fshatin Miresh i Vogël, në rrugën Gjilan-Dheu i Bardhë, njofton Policia e Kosovës.

Sipas policisë, aksidenti kishte ndodhur rreth orës 00:50.

“Hetues policor nga njësiti i trafikut rajonal së bashku me ekipin e emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes. Si pasojë e këtij vetë aksidenti drejtuesi i automjetit me traga vendore i vitit të lindjes 1996 (mashkull kosovar shqiptar) nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku kujdestar” – deklaroi Valon Osmani, zëdhënës i Policisë Rajonale të Gjilanit.

Pasagjeri i automjetit është transferuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit për trajtim mjekësor.

Prokurori i Shtetit ka vendos që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Policia po heton rrethanat e rastit.