Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Ndalohet një automjet në Leposaviq, dyshohet se ka hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë

Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet nën dyshimet se ka hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në Leposaviq.

Sipas njoftimi, Policia e ka vërejtur të dyshuarin përmes kamerave të sigurisë.

Ndërsa, është bërë e ditur se automjeti kishte të ngarkuar një makinë pompuese të vajit.

Policia ka njoftuar se automjeti me ngarkesën është dërguar në terminalin doganor.

Ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.