Ilustrim

Motoristi aksidentohet si pasojë e vajit të derdhur nga një veturë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prizren, si pasojë e vajit të derdhur nga në veturë.

Sipas policisë, pasditen e djeshme, në rrugën “Ekrem Rexha”, në Prizren si pasojë e vajit të derdhur në rrugë nga një automjet tjetër, drejtuesi i një motori, nuk ka arritur ta ndalë prandaj ka rrëshqitur dhe është rrëzuar.

Si pasojë e këtij aksidenti drejtuesi i motorit ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilit i është ofruar tretman mjekësor, dhe sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetë, dhe është liruar për në shtëpi.