Mot pranvere të premten dhe të shtunën

Në dy ditët e ardhshme, të premten dhe të shtunën, temperaturat në Kosovë do të shkojnë deri në 17 gradë celsius.

Kështu njoftoi të enjten Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një postimi në Facebook.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme”, thuhet në njoftim.