Bora në Budakovë të Suharekës

Mot i lig në Kosovë, borë e madhe në fshatrat e Suharekës

Zona të ndryshme të Kosovës po përballen me mot të lig, me reshje shiu, bore e mot të ftohtë.

Disa fshatra të komunës së Suharekës aktualisht po përballen me sasi të madhe të borës.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, në një bisedë telefonike për KALLXO.com ka thënë se aktualisht është në Budakovë dhe ka thirrur kompaninë me të cilën kanë kontratë për të pastruar rrugët nga bora.

Muharremaj gjithashtu tha se do e thërras Ministrinë e Infrastrukturës për të angazhuar ekipet e tyre për të dalë në terren, pasi sipas kryetarit rruga në fjalë është nën përgjegjësinë e Ministrisë.

Bora në Budakovë të Suharekës/03.04.2023
Bora në Budakovë të Suharekës/03.04.2023
Bora në Budakovë të Suharekës/03.04.2023