Mosmarrëveshje pronësore ndërmjet vëllait e motërs, ndërhyn policia

Një rast i dhunës në familje është raportuar dje rreth orës 10:30, në Prishtinë. Vëlla e motër nuk arritën të merren vesh për çështjen e pronës.

E për ta “zgjidhur” këtë vëllai raportohet se i ka bërë presion psikik motrës dhe i njëjti sipas policisë ka tentuar t’ia vras qenin motrës. Lidhur me këtë rast ka reaguar policia, kështu duke e arrestuar të dyshuarin, vëllain e viktimës. Përveç kësaj, njësitë relevante policore në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar një revole me një karikator me 4 fishekë të kalibrit 9mm.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje. RTV21