Momenti kur dy të dyshuar për grabitjen në Suharekë u sollën në gjykatë me duar të lidhura

Policia e Kosovës ka dërguar duarlidhur në Gjykatën Themelore në Prizren dy të arrestuarit në rastin e grabitjes në Suharekë.

Ndaj tyre që mbahet një seancë gjyqësore. Të arrestuarit dyshohet se kanë lidhje me grabitjen në Suharekë.

Me herët në gjykatë janë sjellë edhe të arrestuar të tjerë të dyshuar në rastin e grabitjes së një argjendarie në Suharekë.

Më 22 nëntor 2023 ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në Suharekës. Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic.

Për zbulimin e autorëve të grabitjes Policia zhvilloi dje një aksion në tri lokacione, në; Prishtinën, Fushë Kosovën e Carralevën .Nga ky aksion policor, një polic mbeti i lënduar, e që gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë, përderisa njëri nga të dyshuarit u neutralizua gjatë zhvillimit të aksionit policor, ndërsa disa të dyshuar u arrestuan.