Mjekja nga Vitia apelon për kujdes nga popullata

Drejtoresha e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Viti ka folur për KALLXO.com pas konfirmimit se edhe katër persona të tjerë nga fshati Stubëll i kësaj komune kanë rezultuar pozitivë në testet për coronavirus.

Vjollca Kadolli, e cila edhe vet gjendet në izolim për shkak të kontakteve me pacientë që kanë dalë pozitivë, tha se të prekurve u janë bërë fillimisht analizat ndërsa tani “të gjithë janë në izolim”.

“Mundem me ju komfirmu se rastet e reja nga Fshati Stubëll, janë të afërm me të prekurin e parë. U janë bërë analizat dhe për fat të keq kanë dalë pozitivë. Tani janë në izolim të gjithë sikurse jam edhe unë vet në izolim. Ne do t’i marrim të gjitha masat në kontrollimin e kësaj situate mirëpo sugjerojmë që të kihet shumë kujdes”, Vjollca Kadolli, drejtoreshë në QKMF, Viti.

 

Katër të prekurit e sotëm e çojnë në 7 numrin e të infektuarve me coronavirus nga Stublla e Vitisë ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve në nivel vendi është aktualisht 13.