Mjekësia Ligjore dhe Njësiti Special i Policisë janë në vendin e ngjarjes në Gllogjan

Në vendin e ngjarjes ku ndodhi incidenti kriminal në Gllogjan të Deçanit, kanë arritur edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore, si dhe Njësiti Special i Policisë së Kosovës.

Ekipi i KALLXO.com i cili po qëndron në vendin e ngjarjes, raporton se trupi i pajetë i shoferit i cili ka vdekur si pasojë e plagëve nga të shtënat me armë, pas një atentati mbi një autobus me udhëtarë në orët e mbrëmjes së sotme në Gllogjan të Komunës së Deçanit.

Pas një atentati ndaj një autobusi që po udhëtonte nga Deçani për në fshatin Gllogjan, kanë mbetur të vdekur 3 persona. Shoferi i autobusit dhe dy nxënës.

Trupi i pajetë i shoferit të vdekur, ende nuk është tërhequr nga vendi i ngjarjes