Trupi i pajetë i shoferit të vdekur, ende nuk është tërhequr nga vendi i ngjarjes

Ekipi i KALLXO.com i cili po qëndron në vendin e ngjarjes raporton se trupi i pajetë i shoferit i cili ka vdekur si pasojë e plagëve nga të shtënat me armë, pas një atentati mbi një autobus me udhëtarë që ka ndodhur në orët e mbrëmjes së sotme në Gllogjan të Komunës së Deçanit.

Në vendin e ngjarjes pritet të mbërri edhe ekipi i Mjekësisë Ligjore i cili më pas do ta bëj edhe tërheqjen e trupit të pajetë.

Përveç shoferit në këtë atentat kanë mbetur të vdekur edhe dy nxënës ndërsa një person është lënduar dhe sipas të dhënave zyrtare i njëjti është jashtë rrezikut përjetë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes që ka siguruar KALLXO.com pra shihet se autobusi i sulmuar gjendet jashtë rrugës ndërsa vendi i ngjarjes është rrethuar me shiritat e policisë si vend krimi që ka ndodhur sonte.

Njësi të shumta policore, ekipet e forenzikës, prokuroria kanë dalë në vendin e ngjarjes për të filluar menjëherë me marrjen e provave të para nga ngjarja tragjike që ka ndodhur.

KALLXO.com po raporton në vazhdimësi në lidhje me rastin që ka ndodhur sonte.