Ministrja Vlora Dumoshi takon ambasadorin gjerman, Christian Heldt

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka pritur sot në një takim njohës, ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

MKRS përmes një komunikate për media, bënë të ditur se ministrja Dumoshi dhe ambasadori gjerman Heldt kanë folur rreth bashkëpunimin ndërmjet MKRS-së dhe Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, pa lënë anash edhe çështje që kanë të bëjë me kulturën, rinisë dhe sporit.

“Ambasadori Heldt, me këtë rast, ka vënë theksin te rinia duke thënë se ambasada gjermane do të mbështesë rininë e Kosovës përmes projekteve të ndryshme”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës, ministrja Dumoshi ka njoftuar ambasadori Heldt për politikat dhe planet e MKRS-së për zhvillimin e kulturës në vend dhe promovimin e diversitetit kulturor.

“Ministrja Dumoshi e ambasadori Heldt u pajtuan për thellim të bashkëpunimit dhe angazhimit në realizimin e projekteve konkrete në kulturë, trashëgimi, e veçanërisht në avancimin dhe integrimin e rinisë në jetën institucionale e shtetërore të Kosovës”, thuhet në komunikatën e MKRS.