Ministrja Bajrami kërkon ndihmën e 'Guardia di Finanza' për hetimin e skandalit të Thesarit

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami gjatë raportimit para komisionit për Buxhet dhe Transere ka folur rreth skandalit të vjedhjes së dy milionë eurove.

Bajrami tha se ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të financojë, policinë financiare “Guardia di Finanza” për hetimin e skandalit të Thesarit.

 “Nuk jemi t`u e marrë më qetësi unë nuk e di a ka ndodh më herët kam kërkuar nga Zyret e Bashkimit Evropian që të financoj “Guardia di Finanza” që të vij në thesar dhe të hetoj. Nuk kam asgjë çfarë të fsheh unë kam kërkuar nga zyre e auditorit që të bëjë auditimit, kam kërkuar nga AKI që të identifikojë krejt stafin, unë nuk i kam ikur përgjegjësisë, përgjegjësinë e tjetrit nuk mund ta marrë. Ne po përballemi në baza ditore me këtë problem. Nuk kisha dashtë kurgjë tjetër në këtë situatë të mos jem në këtë pozitë, por në opozitë sepse është më e lehtë”, tha ajo.

Kjo deklaratë erdhi pas debatit me deputetën e LVV-së, Mimoza Kusari Lila e cila akuzoi qeverinë dhe ministren Bajrami për marrjen me “qetësi” të këtij rasti.

LINK