Ministria e Shëndetësisë - Foto: KALLXO.com

Ministria e Shëndetësisë shpall rezultatet e konkursit për shkollim specialistik

Ministria e Shëndetësisë ka shpallur rezultatet përfundimtare të konkursit për shkollim specialistik sipas udhëzimit të ri administrativ.

Në këtë link mund të gjeni rezultatet e të gjithë kandidatëve.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, afati i ankesave për kandidatët e pakënaqur është 15 ditë.

“Përmes këtij konkursi, janë ndarë 359 specializime për lëmi klinike, Mjekësi familjare dhe për nevoja të institucioneve shëndetësore private” – thuhet në njoftim.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë kriteret bazë për këtë konkurs kanë qenë: kuadri deficitar, kapacitetet mentoriale dhe kapacitetet infrastrukturore.