Foto: Denis Sllovinja

Ministria e Drejtësisë me tender për blerjen e një aparati profesional fotografik

Ministria e Drejtësisë ka hapur tender për blerjen e një aparati profesional fotografik dhe për video incizime. Ky aparat fotografik do të shërbejë për Divizionin për Komunikim Publik.

Afati për dorëzimin e ofertave ka qenë 28 shkurt. Ndërsa deri në këtë datë Ministria e Drejtësisë ka pranuar tre oferta.

Çmimi më i lirë i ofruar për aparat profesional fotografik është 991 euro ndërsa më i larti 1 mijë e 499 euro.

Në faqen e Prokurimit Publik ende nuk është publikuar fituesi i këtij tenderi.

Ministria e Drejtësisë kishte planifikuar të blejë 3 aparate profesionale fotografike në vlerë prej  6,000 eurove gjatë vitit 2020.

Por në një përgjigje për KALLXO.com MD ka thënë se gjatë viti 2020 nuk kishte iniciuar asnjë procedurë për blerjen e këtyre pajisjeve, ndonëse ishte parapare me buxhet.

Ministria e Drejtësisë planifikon t’i shpenzojë 6 mijë euro për 3 aparate fotografike