Raketat "Javelin". Foto: Lockheed Martin

Ministri Maqedonci flet për median amerikane lidhur me blerjen e raketave ‘Javelin’ nga SHBA-të

Në javën e dytë të janarit u raportua se Kosova ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara t’i shesë raketa kundërtank “Javelin”. Një artikull rreth kësaj situate, e ka publikuar edhe mediumi amerikan “Bloomberg”.

“Bloomberg” ka cituar deklarata të ministrit të Mbrojtjes së Kosovës Ejup Maqedonci në intervistën për median amerikane, i cili mes tjerash thotë se Kosova do të mbrohet më mirë me një fluks të raketave antitank të furnizuara nga SHBA.

Artikullin e plotë të “Bloomberg” e gjeni në këtë LINK. 

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, thotë se Kosova do të mbrohet më mirë me një fluks të raketave antitank të furnizuara nga SHBA, katër muaj pas një përleshjeje të dhunshme në veri të vendit që pa një përshkallëzim tensionesh me Serbinë.

Maqedonci thotë se ka besim se dorëzimi i raketave dhe pajisjeve antitank të miratohet nga Kongresi amerikan “pasi Departamenti i Shtetit e miratoi blerjen prej 75 milionë dollarësh më 11 janar. Marrëveshja përfshin gjithashtu trajnimin për Forcën e Sigurisë së Kosovës”-shton ai.

“Të gjitha këto sisteme nevojiten për të krijuar kapacitet të mjaftueshëm për Kosovën për t’u mbrojtur në rast të një pushtimi – apo ndonjë kërcënimi tjetër”- thotë Maqedonci në një intervistë për Bloomberg.

Koha e blerjes, e cila ka ngjallur protesta nga autoritetet serbe, mund t’i përkeqësojë tensionet midis dy Serbisë dhe Kosovës 25 vjet pas ndërhyrjes ushtarake të NATO-s për t’i dëbuar forcat serbe nga Kosova. Përpjekjet ndërkombëtare për të shtyrë Beogradin dhe Prishtinën drejt normalizimit të marrëdhënieve deri tani kanë dalë të pasuksesshme, raporton “Bloomberg”.

Mediam përtmend se tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u ndezën pas 24 shtatorit-  sulmit në Banjskë.

Maqedonci e përforcon qëndrimin e Kosovës se “strukturat shtetërore” serbe e mbështetën sulmin, i cili kishte për qëllim “aneksimin me forcë” të pjesëve të Kosovës veriore të dominuar nga serbët.

Serbia ka mohuar çdo përfshirje dhe i ka hedhur poshtë akuzat se planifikon një pushtim, duke thënë se ajo punon me forcën paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, KFOR-in, për t’i ulur tensionet dhe për ta përmirësuar sigurinë.

Përgatiti: Nuhi Shala