Ministri e Punëve të Jashtme të Suedisë: Të krijohet asociacioni siç është dakorduar në marrëveshje

Ministri e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë Tobias Billström, ka thënë se Suedia mbështet dialogun dhe punën e kryer në procesin e dialogut më Serbinë.

Ai ka thënë se të dyja palët duhet të bejnë punën e tyre, duke shtuar se presin nga Kosova të krijoj asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Kam thënë në Prishtinë dhe Beograd, ku të dyja palët duhet të bëjnë pjesën e punës së tyre. Duhet të shohim Kosovën që t`i përmbush zotimet, që të krijohet asociacioni qysh është dakorduar edhe në marrëveshje”- ka thënë ai.

Sipas Billström marrëveshja në Ohër do të lehtësoj situatën në veri, dhe do të dërgoi në një relaksim të raporteve Kosovë-Serbi.

Ai tutje ka thënë se sot në takim me ministren Donika Gërvalla kanë biseduar për situatën në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor e për dialogun me Serbinë.

Ai ka thënë se Presidenca e Bashkimit Evropian po e mbanë në prioritet Ballkanin.

Billström ka shtuar se Suedia mbështet dialogun dhe punën e kryer në procesin e dialogut më Serbinë.

“Suedia e ka mbështetur Kosovën, jemi donatori i 5-të më i gjerë. Presidenca e BE-së po e mbanë në prioritet Ballkanin, dhe sot kemi folur për situatën në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor, dialogun, dhe si e shohim nga afër situatën. Suedia mbështet dialogun dhe punën e kryer nga Borrell dhe Lajçak dhe kam lavdëruar marrëveshjen në Ohër dhe kjo do të lehtësoj situatën në veri, dhe qon në një relaksim të raporteve Kosovë-Serbi”- ka thënë ai.

Më 18 mars, Kosova dhe Serbia në Ohër të Maqedonisë së Veriut u dakorduan për Aneksin e zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit.

Palët nuk e nënshkruan marrëveshjen, por BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara janë deklaruar se pavarësisht se nuk është firmosur, ajo është marrëveshje e obligueshme për palët.

Dokumenti kërkon, gjithashtu nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria e Kosovës e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.