Forca e Sigurisë së Kosovës. Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Mehaj thirrje të rinjve të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Ushtrisë së Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj u ka bërë thirrje të rinjve që të aplikojnë në konkursin për t’u bërë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Këtë thirrje ministri Mehaj e bëri duke shpërndarë të dhënat e konkursit që është i hapur nga data 15 dhjetor deri më 15 janar 2023, për rekrutimin e ushtarëve të rinj të FSK-së.

“Ftoj të gjithë të rinjtë e të rejat të aplikojnë për të qenë pjesë e ushtrisë së Republikës së Kosovës!”- shkroi Mehaj.

Ministria e Mbrojtjes më 15 dhjetor ka shpallur konkurs për rekrutimin e ushtareve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, nga mosha 18-25 vjeç.