Me automjete të blinduara, KFOR rrit prezencën edhe në afërsi të barrikadave

Njësitet e KFOR-it tashmë ka orë qe janë pozicionuar në pikën kufitare Jarinjë e Bërnjak për të siguruar pikat pas mbledhjes së disa protestuesve te cilët janë shprehur se janë duke u solidarizuar me qytetarët serb në Kosovë.

E përveç në pika kufitare, KFOR me automjete të blinduara tashmë po shihen se kanë rritur prezencën edhe në pjesë të tjera të veriut të vendit.

Gjate gjithë kohës në afërsi të barrikadës së parë në Rudarë janë parë nga ekipi i KALLXO.com dy automjete të KFOR-it, xhipa ndërsa tash të njëjtat janë zëvendësuar me autoblinda.

Aktualisht në këtë pikë janë 4 automjete të blinduara të KFOR të cilët po monitorojnë dhe vëzhgojnë situatën në këtë zonë

Ekipet e KFOR janë parë edhe në Zubin Potok deri sa patrullonin përmes rrugëve alternative.

Kjo pasi që rrugës kryesore janë të bllokuara nga barrikadat e vendosura nga qytetarë të ndryshëm serb.