Varrezat e martirëve në fshatin Krushë e Vogël

Mbulohen nga bari varrezat e martirëve në fshatin Krushë e Vogël

Hapësira e varrezave të martirëve dhe dëshmorëve të luftës në fshatin Krushë e Vogël të komunës së Prizrenit është mbuluar nga bari.

Këto varreza janë të pamirëmbajtura nga ana e Komunës së Prizrenit.

Në fotografitë e siguruara nga KALLXO.com shihet gjendja e tanishme e varrezave të fshatit.

Në fotografi vërehet bari i pa kositur anash hapësirave të varrezave.

Punimet për rregullimin e varrezave të 113 martirëve janë ndërprerë në fundin e muajit mars.

Sipas kontratës, shuma totale për rregullimin e 113 varrezave të martirëve të rënë në luftën e fundit në Kosovë ka kushtuar 186 mijë e 623 euro kurse operatorët ekonomikë që kanë qenë përgjegjës për t’i përfunduar punimet është Visar Kuçi B.I dhe N.P.T Bamirs.

Punimet për rregullimin e këtyre varrezave, sipas kontratës, kanë nisur më 8 mars 2021 dhe sipas obligimit është dashur të kryheshin për një vit pune, pra më 8 mars të vitit 2022.

Komuna e Prizrenit në një përgjigje për KALLXO.com ka thënë se në këtë projekt janë kryer 85% e punimeve të planifikuara dhe ky projekt është në fazën finale. Komuna nuk ka treguar për arsyen e ndërprerjes së punimeve në muajin mars.

Sipas komunës, ka mbetur të përfundojë është pjesa e sipërme e granitit për ta vendosur mbi varreza.

“Kemi komunikuar dhe mbajtur takime me operatorin ekonomik dhe na kanë thënë që i kanë porositur granitin me pjesët përcjellëse për 113 varreza gjithsej. Gjithashtu jemi në kontakte të vazhdueshme me OE dhe shpejt do të bëhet finalja e projektit”, thuhet në përgjigjen e komunës.

Për punimet e kryera, kompania është e obliguar të garantojë 2 vjet radhazi.

Varrezat e martirëve në fshatin Krushë e Vogël
Varrezat e martirëve në fshatin Krushë e Vogël
Varrezat e martirëve në fshatin Krushë e Vogël
Varrezat e martirëve në fshatin Krushë e Vogël
Varrezat e martirëve në fshatin Krushë e Vogël
Varrezat e martirëve në fshatin Krushë e Vogël