Ilustrim: Prangosja e një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Arrestohen dy persona të dyshuar për dëmtim të varrezave në Prizren

Dy persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë dëmtuar disa varreza në Prizren.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur të martën, më 12.11.2024, rreth orës 03:15.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën e lartcekur tek disa varreza”- thuhet në njoftimin e policisë.

Pas intervistimit, thuhet më tej në njoftim, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.