Përfshihen nga zjarri disa varreza në Ferizaj

Policia e Kosovës njofton se disa varreza në Ferizaj janë përfshirë nga zjarri.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 11:00, përderisa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe ekipi i zjarrfikësve që ka lokalizuar zjarrin.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për procedurat e mëtejme hetimore.